Pamje të mrekullueshme nga Ibiza, Dele Alli pushime me të dashurën

Ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve janë bërë pjesë e ekipeve të tyre kohë më parë edhe pse morën pjesën në Kupën e Botës, pushimet për Dele Alli, yllin e Tottenham, zgjatën më shumë se normalisht. Ai ka lënë Ibizan vetëm një ditë më parë, ku pushoi së bashku me të dashurën e tij Ruby Mae. Në fotot e shkrepura ditën e enjte, çifti duket vërtetë i lumtur krah njëri-tjetrit. Por nëse në anën mendore duket se është gati, me siguri që në atë fizike, Dele do të ketë probleme, duke qenë se Premier League këtë fundjavë, shkruan Top Channel.