Parada e LGBTI-së në Kosovë/ Adelina Ismaili bëhet pjesë, Xheni Karaj puth të dashurën në buzë

Adelina Ismaili ishte sot e vetmja artiste shqiptare që doli në përkrahje të Paradës së Krenarisë, që organizohet nga komuniteti LGBTI në Kosovë. Këngëtarja mori ftesën në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova nga Lendi Mustafa, njëri ndër transgjinorët e parë shqiptarë. Ai e ftoi këngëtaren të vinte në emision, ndërsa më pas, ajo publikoi në profilin e saj në Instagram një fotografi ku e pranonte ftesën e këtij komuniteti dhe po ashtu, e ftonte moderatorin Alaudin Hamiti të merrte pjesë në Paradën e Krenarisë. Aktivistja e LGBTI-së në Shqipëri, Xheni Karaj postoi në rrjetet sociale foto të Adelinës gjatë paradës, dhe foton e saj ndërsa puthej me të dashurën.