Pas divorcit nga Albi Nako, Klaudia Pepa flet për statusin aktual: Jam në pritje të partnerit të ri

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa, mori fund rreth një vit më parë. Pas largimit të Klaudias në Itali, ata u distancuan dhe thuhet se kjo ka qenë arsyeja e ndarjes. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Class”, Klaudia Pepa ka folur për jetën e saj artistike dhe sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet për jetën personale. Gazetarët e kanë pyetur për marrëdhënien që ruan me Albi Nakon pas ndarjes dha ajo është shprehur se nuk ka asgjë tjetër përveç respektit. “Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin”,-shprehet ballerina, sipas Who. E pyetur për arsyen e ndarjes, Klaudia tregoi se pas largimit të saj ata morën rrugë të ndryshme. Më tej Klaudia shtoi se nuk ka gjetur ende një partner të ri, megjithatë qëndron në pritje.