Pas fejesës së ish-it, Xhesika Berberi zbulon statusin e saj aktual

Modelja shqiptare, Xhesika Berberi, e cila aktualisht jeton në SHBA, i kishte dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare. Ajo dhe Evald Balla, i vetmi i dashur që ajo e bëri publik, janë ndarë prej dy vitesh. Thuhet se arsye e ndarjes ka qenë distanca, sepse dyshja prej vitesh e jetonin këtë histori në distancë, u duk se do të mund t’i mbijetonin largësisë, shkruan Prive. Por të qenit ‘single’ Xhesika, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shijon shumë. Madje modelja sapo ka publikuar një fotografi ku e bën këtë deklaratë: “Jam e vetme dhe më pëlqen”, ka shkruar ajo!