Pas natës së parë të martesës, Gjiko planifikon shumë fëmijë me Elitën

Reperi Gjiko dhe Elita Rudi ishin kryefjala e mbrëmjes së kaluar dhe e ditës së sotme. Dasma e tyre mori vëmendje maksimale dhe çdo detaj u komentua. Ndërsa vetë protagonistët vetëm para pak orësh kanë reaguar. Secili ka publikuar foto nga dasma dhe ka shkruar fjalët më të ëmbla për partnerin e jetës. “Zyrtarisht e martuar me dashurinë e jetës sime”,-ka shkruar Elita.Ndërsa Gjiko ka zgjedhur fjalë të tjera për të përshkruar gëzimin që ndjen në ditën pas dasmës. “Sapo i vumë themelet e familjes tonë! Ishalla me shumë beba gruaja ime”,-ka shkruar ai. Të jetë ky shkrim i reperit një formë konfirmimi për dyshimet që janë ngritur në media mbi shtatzëninë e Elitës?, shkruan Who.