Pas ndarjes nga Seldi, Mimoza Shkodra nuse në krah të Adrian Gaxhës

Pak javë më parë, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu pranuan se i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Pas ndarjes është përfolur shumë për lidhje të reja të dy këngëtarëve, por ata i kanë mohuar të gjitha. Mbrëmjen e sotme Mimoza Shkodra është shfaqur në rrjete sociale e veshur nuse përkrah Adrian Gaxhës, i cili duket i veshur si dhëndër, sipas Who. Këngëtari Gena ka publikuar një fotografi të dyshes dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “I martuam edhe Mimoza Shkodrën dhe Adrian Gaxhën. Të na trashëgohet çifti”.