Lajm!

Pasi u la i lirë, Ervin Mata i bën kërkesë prokurorisë: Dua të dëshmoj

Screenshot_2019-03-14-16-04-34-1

buy gabapentin reddit best place to buy dapoxetine Nderkohe qe gjykata e la te lire, vetem dy ditë pasi u vetëdorëzua në Polici, edhe pse për 5 muaj iu shmang drejtësisë, Ervin Mata, i eshte drejtuar me nje kerkese organit te akuzes.

“News 24” raporton se Mata kerkon nga prokuret e ceshtjes te marrin edhe deshmine e tij lidhur me ngjarjen e rende ne ish-Bllok. 

Nderkohe prokuroria mesohet se e ka administruar kete kerkese dhe do ta marre ne pyetjen javen qe vjen.

Mbi 32-vjeçarin Ervin Mata janë ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ai do vazhdojë të hetohet për përfshirjen ose jo në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, mbrëmjen e 4 tetorit 2018, në zonën ish-Bllokut në Tiranë. Megjithatë, gjatë hetimeve ai nuk do të qëndrojë më në burg.

Prokurorët e dosjes pritet të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit, ku do kërkojnë sërish “Arrest me burg” për 32-vjeçarin.

Në dëshminë që ka dhënë në Policinë e Tiranës pas vetëdorëzimit, Ervin Mata është shprehur se është larguar sapo kanë nisur të shtënat dhe nuk e ka parë se kush ka qëlluar. Ai ka deklaruar përpara hetuesve se nuk është përfshirë në përplasjen me armë, nga e cila mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

NE KERKIM

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi vitin e kaluar në zonën e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari. Komandoja Mevjol Bilo, sipas dosjes së Prokurorisë është personi që ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vrarë Fabian Gaxhën dhe plagosur Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

Ndërsa biznesmeni Eldi Dizdari ishte identifikuar nga grupi hetimor disa ditë pas ngjarjes, por vetëm në mesin e muajit nëntor Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij e për rrjedhojë, Policia e ka shpallur në kërkim, pasi nuk e ka gjetur në banesë.

Oficerët që kanë kryer verifikimet në kuadër të hetimit për vrasjen e ndodhur më 4 tetor tek ishBlloku, kanë siguruar të dhëna që flasin për një krisje marrëdhënieje mes Ervin Matës dhe Eldi Dizdarit. Në dosjen e Prokurorisë shpjegohen veprimet hetimore dhe e gjithë dinamika e ngjarjes.

Aty theksohet se para vrasjes, para lokalit të Redi Popeskut kishte pasur një konflikt, në kohën kur Elvana Gjata kishte shkuar të takonte të fejuarin e saj Ervin Mata. Bëhej fjalë për disa persona që ndodheshin brenda një automjeti, i cili kishte ndaluar paralel me makinën e këngëtares, për drejtuesin e së cilës, Ervin Mata ishte shprehur se ishte mik i tij.