Perfeksioni s’ekziston as për Kim Kardashian, mbretëresha e ‘make up-it’ probleme me lëkurën

Përveç se është krijuesja e ‘brand-it’ më të njohur të bukurisë, “KKW Beautty”, Kim Kardashian është kthyer edhe në një person me influencë përsa i përket trendeve të fundit të ‘make up-it’. Megjithatë edhe Kim duket se në përditshmëri i duhet të përballet me probleme të shumta me lëkurën e saj.

Kim-Kardashian-3

Ajo mund të jetë një ndër personazhet që kujdeset më shumë për daljet publike, por kur vjen puna tek aknet ndonjëherë as ‘make up-i’ nuk mund t’i bëjë gjë. ‘Daily Mail’ shkruan se ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ është fotografuar në Los Angeles dhe mund të dallohen qartë aknet në pjesën e vetullave dhe rreth buzëve, shkruan Who.

Kim-Kardashian-2

Në fakt nuk është çudi që Kim të ketë të tilla probleme me lëkurën, duke ditur se ajo është përdoruese e rregullt e produkteve kozmetike. Pavarësisht se ka dhe një skuadër të tërë që i rri nga mbrapa, edhe Kim Kardashian e ka të pamundur të mbulojë aknet.