Reperi shqiptar që i rrëmbeu mikroforin britanikes në Euroizion: “Ju tregoj pse e bëra”

Pak ditë më parë në Festivalin Europian në Lisbonë, përveçse tre shqiptarëve që konkurruan për shtetet të ndryshme në skenë u ngjit edhe një shqiptar i katërt. Konstanin Bouki është 30-vjeçari i cili mori guximin teksa këndonte këngëtarja britanike, SuRie, duke ia rrëmbyer asaj mikrofonin. Konstanin Bouki ka emigruar në Londër prej disa vitesh dhe e quan veten reper e filozof dhe adhuron marksistët dhe Che Guevaran. Në një intervistë për Top Channel, ai deklaron se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti. Konstanini bëri bujë pasi me lehtësi të madhe arriti të futej në skenë duke i marrë mikrofonin këngëtares SuRie nga duart. “Nazistë të mediave britanike, duam liri”, mësohet të ketë thënë ai pasi mori mikrofonin sipas BBC-së.