Rike Roçi ngre temperaturat në studion e Edi Manushit, nxjerr asetet dhe…

Rike Roçi tërhoqi të gjithë vëmendjen në Kampionatin Europian të Futbollit në vitin 2016, kur në fushë luanin kuqezinjtë tanë, ndërsa në tribunat franceze “luante” bukuroshja shqiptare. Rike Roçi ishte e ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Top Arena” në “Top Channel”, ku përveçse tregoi se është një vajzë që ka njohuri të detajuara nga bota e futbollit, edhe njëherë tjetër mori vëmendjen me bukurinë e saj. Me një veshje që i nxirrte në pah “asetet” e saj të pamohueshme, ajo u komentua nga të ftuarit në studio, por të pafundme ishin edhe komentet në rrjetet sociale për të. Por ku Rike Roçi u shfaq dukej më bukur, në Europian apo “Top Arena”? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, më parë shihni fotogalerinë e më pas mund të vendosni!