Rikthehet Adelina Ismaili, detajet e projektit sekret

Kënga e fundit e publikuar nga Adelina Ismaili, ishte “Tiqja”. Projekti u pëlqye shumë nga fansat e saj pasi e riktheu divën e muzikës sërish në skenë. Mirëpo tani, fansat do të gëzohen akoma më shumë pasi ajo është duke punuar në këngën e re. Kjo u bë e ditur nga producenti i Massive Production Graniti, i cili postoi foto bashkë me Adelinën me përshkrimin “vjen së shpejti”, shkruan Prive. As ai, e as ajo nuk dhanë detaje të tjera, megjithatë fakti se Adelina po sjell këngë të re, është lajm i mirë.