Rita Ora pa sutjena në mbrëmjen gala

Këngëtarja Rita Ora ka tërhequr vëmendjen në eventin e mbrëmshëm “GQ Men of Year”, pasi u fotografua pa sutjena. “Daily Mail” ka publikuar fotot e artistes shqiptare duke parakaluar në tapetin e kuq, vetëm me një fustan transparent të koleksionit më të fundit të “Ralph & Russo”, duke e bërë kështu këngëtaren të binte në sy më shumë se askush tjetër. Pas eventit, Rita u fotografua me një fustan tjetër elegant e të gjatë që i lejonte dukjen e gjoksit, pasi kishte vendosur ta vishte pa sutjena.