Rita Ora s’ka jetë seksuale: “Edhe kur dal në takime me djem, unë…”

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora shkëlqeu në sfilatën e shumëpritur të “Victoria’s Secret”, kur performoi këngën e saj “Let you love me”. Pas performancës, këngëtarja shqiptare ka dhënë një intervistë për revistën “British Vogue” për të folur për jetën e saj seksuale.
Gjatë bisedës, gazetari e ka pyetur Rita Orën “a ka kohë të kryejë marrëdhënie seksuale?”.
“Jo, jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot! Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë”, u shpreh Ora.
Por pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk është aspak e mërzitur për këtë, pasi tashmë ajo është e fokusuar te karriera e saj.
“Por jam shumë e lumtur. Po arrij shumë me muzikën time dhe jam shumë optimiste për të ardhmen”, u shpreh më tej këngëtarja e famshme.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste Rita shtoi se nuk ka turp të flasë për seksin sepse është pjesë e jetës.
“Unë kam folur gjithmonë hapur për seksin, ju e di. Ose kam folur edhe për gjërat seksuale që ndodhin në botë. Është pjesë e jetës, është pjesë e natyrës humane. Dhe do vijojë të flas gjithmonë hapur për seksin”, përfundoi këngëtarja shqiptare./Panorama Plus