Rita Ora sulmohet për biseksualitetin në këngë, epsh për femrat njësoj si Omar Khajam

Rita Ora ka kërkuar ndjesë pas kritikave mbi këngën e saj “Girls”, nga disa muzikantë LGBT. Këngëtarët, mes të cilëve Kehlani dhe Hayley Kiyo, thanë se lirika e këngës është e dëmshme dhe akuzuan për shfrytëzim të biseksualitetit. Në ndjesën e saj, Rita thotë: “Unë asnjëherë nuk do t’i shkaktoja qëllimisht dëm personave LGBT apo kujtdo tjetër. Unë kam qenë kontribuese për komunitetin LGBT gjatë gjithë karrierës sime dhe gjithnjë do të jem”, tha ajo. Kënga, në të cilën shfaqen Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX, është kritikuar nga ata që besojnë se ajo nënvlerëson marrëdhëniet mes të njëjtit seks. Vargu që ka ndezur polemikat thotë: “Ndonjëherë, unë vetëm dua të puth vajza dhe të pi verë të kuqe…”. Ky varg të kujton vargjet e famshme të Omar Khajam, kur thotë: “Ngrehu! Sa rron, zbras kupa dhe puth çupa.Ke shekuj që të flesh në qetësi”. Por në një postim në tëitter, rita ka thënë se kënga përfaqëson të vërtetën e saj. “Unë kam pasur marrëdhënie romantike me femra dhe meshkuj në jetën time, dhe ky është udhëtimi im personal”, shkruan ajo. Kujtojmë që në një intervistë për revistës “People” Rita rrëfeu se donte që kënga të ishte një himn për biseksualët, por kishte qenë më pak e qartë kur ishte pyetur nëse edhe vetë ajo ishte biseksuale. “Nëse njerëzit e shohin në këtë mënyrë, është diçka shumë mendjengushtë dhe unë nuk mendoj se kënga ka të bëjë me këtë. Unë nuk mendoj madje se kjo është e rëndësishme”, tha ajo./Story.al/