Robbie Williams gjashtë vite i martuar, deklaratë dashurie për gruan

“I love you, Ayda” janë fjalët me të cilat këngëtari i famshëm Robbie Williams, i është drejtuar bashkëshortes së tij, Ayda Field në gjashtë vjetorin e martesës së tyre. Ai ka postuar foton, ku shfaqeshin në ditën e dasmës, duke e shoqëruar me një mesazh të ëmbël.“6 vjet më parë. I love you, Ayda x”. Robbie, 42 vjeç, dhe Ayda, 37 vjeçe, u martuan gjatë një ceremonie romantike në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, në vitin 2010. Ylli britanik në një intervistë për revistën “Hello”, u shpreh se Ayda është partnerja më e përsosur jetës së tij. “Ajo më bën të ndjehem mirë jo vetëm në ditë të lumtura, por edhe në ato të vështira” u shpreh 42 vjeçari. Çifti janë prindër të dy fëmijëve. Vajza e tyre Theodora Rose, e njohur si Teddy erdhi në jetë më 18 shtator 2012. Ndërsa djali i tyre Charlton, më 27 tetor 2014.