Ronela Hajati tregon sa është “dobësuar”, lë fansat me gojë hapur me të pasmet XXL

Gati katër muaj pasi kishte filluar stërvitjen, këngëtarja Ronela Hajati deklaroi se ndihej shumë e kënaqur me rezultatin, duke humbur disa kilogramë nga pesha e saj. “Drejt muajit të 4-t dhe super e kënaqur”, shkruante Ronela, në profilin e saj në Instagram. Por gjatë një koncerti që ka dhënë në “Lollipop”, Ronela i ka lënë fansat me gojë hapur me linjat e saj. Veshja e zezë transparente dhe pas trupit e bënte të dukej edhe më e mbushur, duke lënë fansat me gojë hapur me të pasmet XXL. Ndryshimi i madh vihet re tek Ronela, krahasuar me fotot e saj artistike. Por pavarësisht peshës, sidomos në pjesën e poshtme të trupit ajo ka një energji të veçantë në skenë, dhe është ndër ato këngëtare që bën spektakël duke kërcyer. Duke pritur derisa Hajati të eleminojë edhe ndonjë kile të tepërt që ka marrë së fundmi, le të shijojmë koncertet e saj të shumta, jo vetëm brenda vendit por edhe në Europë. Sa i takon jetës private, edhe pse ende s’e ka pranuar, ajo vazhdon të jetë shumë pranë Young Zerka. Në vitin e dytë që përfliten si të dashur, ata përveç një klipi çift numërojnë shumë udhëtime për koncerte. E kanë komentuar këtë dyshe si bashkëpunimin perfekt, pasi Ronela i shkruan tekstet Zerkës.