Rrëfehet 22-vjeçarja: Të jesh striptiste në Shqipëri, burrat e martuar që tradhtojnë gratë me ne

Në programin “Exclusive”, në Top Channel, 22 vjeçarja nga Tirana, rrëfeu si është ta punosh si striptiste në Tiranë, një punë që e bën prej 3 vitesh. Ndër të tjera, pyetjes së gazetares Olsa Muhameti, se cila është shifra më e lartë që ka fituar si striptiste, Sara u shpreh se në një mbrëmje nga bakshishet ka fituar deri në 400 euro në mbrëmje, ndërkohë në muaj vlera ka shkuar deri në 4000 euro.
Ajo u shpreh se me paratë e fituara, dëshiron t’i investoj në një biznes shërbimi. Familja e saj e ka ditur, qe prej fillimit punën e saj! Sara shpjegon se puna si striptise nuk është e jashtëzakonshme, nëse ruan etikën dhe profesionalizmin, per të mos rënë pre e kërkesave të klientëve, të cilët i ngatërrojnë ato vajza me punëtore seksi.

Strip-2
Intervista
Ne fakt me baletin apo kërcimin i kam lidhjet shume te hershme, që e vogël kam qenë pjesë e kurseve të baletit, ku dhe ku kam performuar në aktivitete të ndryshme artistike ne vendin tim te lindjes apo dhe ne qytete te tjera. Por gjithsesi, nuk është kjo arsyeja qe ndodhem në këtë punë.
Duke qene se kisha disa eksperienca si kamariere po kërkoja diçka të tillë, por vendosa te provoj si kamariere e jetës së natës duke ditur që ka më shumë bakshishe.
Në fillim kisha ate ndrojtjen se ku po punoj, por dhe per faktin qe jam natyre pa shume komplekse e kalova lehtë këtë moment. Gjatë punës si kamariere shikoja në tërësi sesi funksionojnë gjerat, se çfarë ndodh brenda një “Night Clubi”. Dhe shikoja qe nuk ndodhte asgjë e keqe, përveçse vajza të bukura shoqëronin klientët në tavolina ndërsa ata pinin një pije. Edhe gjate kohës që isha kamariere, shume klientë kërkonin që të isha unë ajo që do i shoqëroja në tavolina, nga këtu me lindi ideja përse te mos e provoja edhe unë të isha si një nga vajzat që e bënin këtë gjë çdo natë.

Si e kujton ditën e parë në punë?
Me kishin folur vajzat e tjera apo edhe manaxheri, që nuk ka asgjë të fshehte qe ndodh përveç atyre që ne shihnim, por prap kisha një fare stepje, po sikur kështu, po sikur ashtu, por koha kaloi shpejt dhe nuk vura re asgjë nga “Po sikurat qe mendoja”. Kur hipa per here te pare ne stage, po dridhesha e tera. Sado që ne femrave na pëlqen të tërheqim vëmendje, nuk ishte aq e thjeshte gjithë sytë të jenë mbi ty, ndërsa t’i rrotullohesh rreth një tubi per te ofruar lëvizje sa me sensuale te mundshme. Mezi po prisja te mbaroja dhe te ulesha tek ai vendi im ku qëndroja gjatë natës.

Sa vjec ishe, kur nise të punoje si striptiste?
20 vjeçe.

Po momenti i parë në skenë ka qenë i sikletshëm?
Sigurisht që po.

Ishte një performancë si e dojë ti?
Si herë e parë nuk ishte ashtu siç e imagjinoja unë, por ishte e këndshme gjithsesi.

Ku mësove të kërceje erotik dance?
Vetë femra e ka sensualitetin e saj, pastaj vetë puna eksperienca të bëjnë të mësosh akoma më shumë.

Strip-3

Bashkëpunon ti me vajzat e tjera?
Po sigurisht jemi të afrueshme dhe bashkëpunuese me njëra-tjetrën.

A është familja në dijeni të punës?
Po e dinë shumë mirë, ja kam treguar që në momentet e para.

Pse e more vendimin t’ua tregoje?
E para jam natyrë pa komplekse si të thashë, por edhe se dua mbështetjen e tyre, nuk ndihem rehat me veten, nëse mbaj gjëra të fshehta sidomos familjes.

Si e pritën ata në fillim?
Duke më njohur mua që jam vajzë e hedhur, por dhe me besimin që kanë tek mua e morën mirë.

Kanë ardhur ata të të shohin këtu?
Jo, asnjëherë.

Cila ka qenë dita më e keqe në klub?
Ditë të keqe nuk kam pasur, por momente po… P.Sh ka raste kur një i pamoralshëm të bën moral ose kur dikush shfaq keqardhje për mua, që nuk ka arsye pse.

Ndodh që thua sot ishte një mbrëmje shumë e mirë, kur?
Kur takon klientë që të duket se i njeh prej vitesh, njerëz shumë gazmorë, të shoqërueshëm.

Strip-4

Çfarë nuk të pëlqen nga një klient në atë që thotë apo bën?
Janë ata që të ofrojnë para duke të të ngatërruar me një punonjëse seksi, ndërkohë që je vetëm për shoqëri apo për për të bërë show.

Po diçka që bëjnë?
Ka nga ata që vinë të pirë dhe duan të kalojnë limitet duke të të prekur, por ne dimë ti menaxhojmë edhe këto situata.

Ke përjetuar incidente gjatë punës, përndjekje në rrjetet sociale, në jetën e përditshme, pasi mbyll punën në Klub?
Këtu brenda siguria është e lartë, shoqërohemi jashtë nga siguria e klubit dhe në rrjetet sociale e menaxhojmë vetë.

…Besoj e ke profilin të mbyllur?
…Pikërisht!

Si ka ndikuar eksperienca në këtë industri në karakterin tënd, pra sa të ka ndryshuar?
…besoj më ka bërë më të fortë, pasi dëgjojmë shumë situata me klientët, bëjmë edhe psikologun ndonjëherë. Zakonisht janë meshkujt që luajnë me femrat, këtu jemi ne ato që luajmë me meshkujt pasi hasim dhjetra në natë.

…Je bërë më e fortë?
Jam bërë më mosbesuse.

Pse?
Pasi dëgjojmë se çfarë bëjnë klientët me të dashurat e tyre, të fejuarat apo bashkëshortet, pasi këtu vinë shumë të martuar.

Çfarë bisedon me klientët, janë medoemos biseda seksuale?
Jo nuk ka lidhje, ata qajnë hallet me ne, problemet me të dashurën, një siklet që mund të kenë.

Ka nga ata klientë që janë të përhershëm?
Po ka nga ata që vinë çdo natë, që bien në dashuri me vajzat.

Me ty ka ndodhur?
Po ka ndodhur sikundër më ndodh dhe mua më ata, po ne përpiqemi ti anashkalojmë ndjenjat.

Duke qëndruar tek ndjenjat, ke të dashur?
Jo.

Nuk ta lejon profili i punës apo nuk ke kohë të njohësh dikë?
Janë të gjitha arsyet nga pak, por edhe se nuk jam e interesuar, pasi takoj kaq shumë meshkuj në natë sa është e vështirë të te bëj përshtypje njëri më shumë se të tjerët.

Strip-1

Ka disa steriotipe, që thonë se ju vajza ndërhyni në familje, çfarë ke për të thënë t’i për këtë?
Unë mendoj se ne bëjmë që familja të bashkohet.

Pse?
Po sepse ne jemi këtu dhe sigurohemi që femra atij mashkullit të dalë mbi atë, është më mirë të kaloj një natë këtu me një vajzë që s’ka për ta parë jashtë sesa të krijojë një lidhje paralele dhe të shkatërroj familjen.

Çfarë e bën këtë punë më atraktive se të tjerat apo është çështje parash?
Përveç parave këtu njeh shumë karaktere njerëzish dhe mua kjo më pëlqen.

Doja të qëndroja tek financat është kjo arsyeja pse qëndron në këtë punë?
Padyshim po, pse e kam bërë pse po e bëj dhe pse do vazhdoj ta bëj dhe mund ta them me plot gojën është profesioni më i paguar për momentin.

Sa ka qenë vlera më e madhe që ke fituar përgjatë një nate?
Mund të ndodhi që një klient të lë bakshish një 400-tshe, më ka ndodhur që të kap edhe 4000 euro në muaj, por normalisht kjo nuk ndodh gjithmonë. Ashtu siç e thash edhe në fillim jam tip pa komplekse dhe nuk e vras shumë mendjen për paragjykimet. Ti e pe shumë mirë punën time, kaluam bashkë 24 orë në jetën time dhe puna ime është joshje është performancë nuk ka asnjë gjë të bëjë me seksin.

Ata që ju konsiderojnë si vajza të përdala, çfarë do t’u thoje?
Nuk të bën puna, por karakteri, ndoshta një vajzë që punon në zyrë mund të jetë shumë e “përdalë “se unë.