Rrëfehet Egla Harxhi: Si është jeta me një burrë që udhëton anembanë botës

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi ka qenë sot e ftuar në progamin “Rudina”, për të bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e re, tani që është nënë e një djali. Sot vogëlushi i saj Luxifer është 15 muajsh dhe Egla tregoi se babi i tij Alexandre de Basseville, nuk jeton me ta.

“Alexandre më ka thënë se detyra ime, ajo që mbaj mbi shpatulla, më bën të mos kem një jetë normale. Une e pranova se as unë nuk jam normale. Kur morëm vendimin për të qenë bashkë, ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është, detyra mbi të gjitha”, u shpreh Egla.

E pyetur nga Rudina se ku qëndron tani partneri i saj dhe me çfarë po merret aktualisht, Egla sqaroi se ai po merret me punët e tij dhe udhëtimet anembanë botës: “Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty. Unë e kam marrë përgjegjesinë 100% për jetën familjare”. Egla tregoi se Alexandre nuk është një baba normal, që mund t’i ndërrojë pelenën të birit. Gjëra të tilla sipas saj, as nuk i mendon./Opinion.al