Rudina Dembacaj zbulon kujt i ngjan e bija

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ka publikuar edhe sot si shpesh herë një foto të vajzës së saj dhe bashkëshortit, por këtë herë ka diçka ndryshe. Nëse jemi mësuar të dëgjojmë tek-tuk pak shprehje ‘xhelozie’ nga nënat e showbiz-it kur fëmijët nuk u ngjajnë, me Rudinën nuk ndodh e njëjta gjë. Në foton ku shfaqet bashkëshorti i saj me Viktorian në krah, moderatorja shkruan: “Dy pika uji”, duke shprehur publikisht lumturinë që ndjen për faktin që e bija është kopje e të atit. Nëse do ta shikonit me vëmendje ngjashmëria bie vërtetë shumë në sy. Mbase e vogla ka trashëguar nga e ëma karakteristika të karakterit dhe ky fakt e bën të lumtur Rudinën, shkruan Who. Viktoria është 2 vjeç dhe për një kohë të gjatë qe e panjohur për publikun, pasi ky ishte vendimi që prindërit kishin marrë. Ndërsa tani që është rritur, Rudina publikon shpesh foto krah saj.