Sabiani & Albana Perhati çudisin me modelin e flokëve, rruajnë kokën dhe…

Të gjithë e njohin këngëtarin Sabian, i cili u bë mjaft i njohur për publikun falë këngëve të tij e veçanërisht “Tullacit”. Kaçurrelat i dhanë edhe më shumë famë e popullaritet, ndërsa kohët e fundit duket se pamja e tij ka ndryshuar. E bija Keisi publikoi në Instagram kohët e fundit një foto të të atit, i cili duket me flokët e prera, të shkurtra dhe pa kaçurrelat e gjata që e karakterizonin. Por në modelin e fundit fare ai shihet me kokën e bërë zero, ndërkohë që në qendër të ka një tufë flokësh që i mban mbledhur. Me të njëjtin model flokësh shohim këto kohë edhe aktoren e njohur të “Portokalli-së”, Albana Perhati. Duhet thënë që duken shumë modernë dhe të guximshëm me këtë stil apo jo?!/Story.al/