Sarpit s’i ndahen skandalet/ Pasi u arrestua si përdorues droge, sherr me të dashurën në një festë

Aktori turk, Çagatay Ulusoy i njohur për rolin e Sarp në serialin i “I infiltruari”, kohët e fundit e ka fituar vëmendjen mediatike vetëm me ngjarje negative. Pasi u arrestua me akuzën e përdorimit të drogës, një tjetër skandal në jetën private është zbuluar. Çagatay Ulusoy prej disa kohësh është lidhur me Duygu Sarisin, me të cilën njohja ka ndodhur në xhirimet e serialit “I infiltruari”. Para pak kohësh u ndanë, por së fundmi janë rilidhur. Mediat turke kanë zbuluar se gjatë një feste mes miqsh, dy të rinjtë janë grindur keq, pasi aktori e injoronte vazhdimisht të dashurën e tij, dhe ajo ka shpërthyer në skena xhelozie. Dy të rinjtë janë larguar nga festa menjëherë pas debatit.