Shën Valentini e gjen Stinen vetëm: Lum ata që dashurojnë!

Këngëtari i njohur Ernest Duka (Stine), në fund të vitit të kaluar konfirmoi ndarjen nga partnerja e tij, Grazia, me të cilën ka një vajzë 3-vjeçare. Por edhe pse ky Shën Valentin e ka gjetur vetëm Stinen, ai nuk ka nguruar që të bëjë një urim për të gjithë ata që e festojnë ditën e të dashuruarve. Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari shkruan se duhet të dashurosh të paktën njëherë në jetë. “Lum ata/ato që dashurojnë…! Për pjesën tjetër s’kam c’them, thjesht uroj ta gjejnë dashurinë të paktën një herë në jetë. Natën e mirë!”, është postimi i Stines.  Ndërkohë gjatë një interviste, ish-partnerja e këngëtarit u shpreh pak kohë më parë se, ndarja ishte zgjedhje e tij./Panorama Plus