Shkurte Gashi zbulon ndërhyhjen që po bën në fytyrë

Bukuria e saj natyrale është veçuar gjithmonë në mesin e këngëtareve shqiptare. Shkurte Gashi, ka të njëjtat tipare fytyre si një 17 vjeçare e si tani që është 34 vjeçare. Këngëtarja e njohur që jeton në Zvicër, kujdeset maksimalisht për pamjen e saj dhe ka një ndërhyrje fare të vockël në fytyrë. Gashi ka treguar vetë se vetullat e saj po i bën tatuazh në mënyrë që ato të duken më të plota, shkruan Prive. Ajo nuk e ka pasur problem që ta tregojë vet këtë ndërhyrje duke publikuar një video në Instagram gjatë procesit të microblading. Gashi këtë verë ishte edhe në Kosovë ku organizoi një numër koncertesh, ndërsa kënga e saj e fundit e publikuar mbetet ajo me Flori Mumajesin “Si dikur”, pasi ende nuk ka lançuar ndonjë projekt solo e as bashkëpunim të ri.