Shokon Carlo Conti: “Babai na la kur isha 9 muaj, mamaja donte të hidhej nga dritarja me mua në krahë”

“Mamaja mund të ishte hedhur nga dritarja, me mua në krahët e saj”, kjo ka qenë një nga deklarat më shokuese që ka bërë një ndër prezantuesit në të njohur. Carlo Conti u rrwfye gjatë intervistës me Maurizio Costanzo në Canale 5 në mbrëmjen e vonë, mw 18 tetor. Kush ja rrëfeu, ishte pikërisht nëna e tij, e ngelur vetëm pas vdekjes së babait të tij. “Ajo më tha se pas funeralit, kur u kthye dhe nuk kishte më asnjë të afërm, të gjithë u zhdukën dhe ajo e gjeti veten me këtë fëmijë 18 muajsh” Nëna është një grua e fortë, tha Conti, e cila “ka përveshur mëngët duke filluar nga zeroja, kurrë nuk më ka lënë të ndiejë mungesën e babait”.

Një grua që e rriti atë vetëm, në një fëmijëri të vështirë, ishte në gjendje të përcillte vlerat dhe parimet tek ai. Babai i tij, Giuseppe, u sëmurë kur prezantuesi toskan ishte vetëm 9 muaj dhe familja e tij dhe gjyshërit shitën gjithçka për të provuar kurën dhe paguar për trajtimin. Conti tregoi: “Kur mbetën vetëm sytë për të qarë, mjekët na thanë se nuk kishte mbetur asgjë për të bërë”. Pastaj erdhi Francesca, dashuria e gjetur pas një periudhe të kaluar duke bërë “Don Giovannin”. “Francesca është gjithçka. Është gjysma tjetër e imja, është familja ime, është nëna e Matteos … është dashuria. Miqtë e mi, Leonardo [Pieraçioni] dhe Giorgio [Panariello], kur thashë se isha duke u martuar mendonin se bëja shaka … ata më shihnin si Alberto Sordin e grupit”.

Një kujtesë që është gjithmonë e gjallë tek Conti është ajo e shokut dhe kolegut të tij Fabrizio Frizzi. Për fytyrën simbolike të Rai, prezantuesi i vdekur roman: “Ai është një nga miqtë e pakët të pranishëm në botën e argëtimit”. Thuhet se “do korrësh atë që ke mbjell” dhe ai me siguri kishte mbjellë aq shumë ndjenjë, aq shumë dashuri, aq shumë ndershmëri (…) na lidhnin kaq shumë gjëra, kaq shumë momente, kemi ndarë së bashku shumë vështirësi, kemi ndihmuar njëri-tjetrin./Eklsuzive