Wedding Story

Shtangen dasmorët, nusja e aktorit të famshëm me bikini në altar

E fejuara e aktorit Adam Thomas, Caroline Daly ka zgjedhur të martohet me një fustan nusërie aspak të zakontë. Nëse nuset e tjera zgjedhin fustanet e fryrë apo stile që ngjasojnë me fustanet e përrallave, Caroline ka zgjedhur të martohet me bikini. Sigurisht që velloja nuk ka munguar në veshjen e saj të nusërisë, por mund të themi me plot gojën se ajo nuk ngjasonte fare me nuset e tjera. Të gjithë kanë mbetur të shtangur nga veshja e modeles, shkruan Info Kosova. Madje në media është përfolur edhe për reagimin e vjerrës së saj dhe sigurisht që asaj nuk i ka pëlqyer pamja e nuses, që dukej sikur do të shkonte në plazh dhe jo drejt altarit./Story.al/