Si binjake, Luana Vjollca dhe Adelina Berisha kopje e njëra-tjetrës

Njëra këngëtare e njohur prej disa vitesh, tjetra prezantuese dhe së fundmi shumë aktive edhe në muzikë. E kemi fjalën për këngëtaren Adelina Berisha, dhe prezantuesen Luana Vjollca. Duket se vajzat së fundmi po ndjekin të njëjtin stil në veshje por edhe në pamje. Grim i rëndë, flokë të gjata të kapura afërsisht njësoj dhe veshje që nxjerrin në pah format e tyre fizike. Në pamjet që vajzat kanë postuar së fundmi në rrjetet sociale duken si binjake duke ndjekur të njëjtin stil me të cilin shfaqen përpara fansave të tyre. Madje edhe ngjyra e veshjes ka qenë e njëjtë. Fjalët janë të tepërta në këtë rast. Po ua lëmë juve t’i shihni fotot e vajzave dhe t’i vlerësoni vetë, shkruan Who.