Supermodelja Kate Moss nuk njihet, 44-vjeçarja në formë skandaloze

Muajt e fundit supermodelja Kate Moss vendosi që të ndryshonte stilin e jetesës, duke i dhënë fund konsumimit të pijeve alkoolike. Së fundmi ajo ka shijuar disa ditë pushime në Saint-Tropez, në jug të Francës. Së bashku me të dashurin 31-vjeçar, Nikolai von Bismarck, 44-vjeçarja tregoi fizikun e saj e veshur me rroba banje, teksa pushonte në një jaht luksoz me miq dhe të afërm. Mesa duket nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, stili i jetesës, mosha dhe mungesa e stërvitjes duket se kanë ndikuar në fizikun e Kate Moos, e cila nuk ruan më të njëjtat linja./Panorama Plus