Surpriza e Top Channel për ditëlindjen e 50-të të Dritan Hoxhës

Sot (16 tetor) Dritan Hoxha do festonte ditëlindjen e 50-të. Themeluesi i Top Media-s u nda nga jeta në një aksident tragjik dhjetë vite më parë. Në vendin e tij familja Hoxha dhe “familja e televizionit më të rëndësishëm në vend feston ditëlindjen e tij dhe ëndrren që vazhdon…” siç shkruan faqja zyrtare e Top Channel në Instagram. Përkujtimi i Tanit këtë vit nuk është thjesht simbolik.

Sot inagurohet Studio Nova, investimi më i ri i Top Channel. Një hapësirë gjigande prej 1800m2 që do të shërbejë si studio për rreth 20 programe të këtij sezoni televiziv dhe të atij që pason. Gjithashtu, inagurohen 8 studio të tjera të reja.

Anabel.al zbulon një investim akoma më madhor në këtë vit ndryshimesh. Dikur shtëpia e “Big Brother Albania” ndodhej në Autostradën Tiranë-Durrës. Sezonin e ardhshëm shtëpia dhe studio e “Big Brother VIP” do të gjenden në brendësi të Studio Nova. Gjithçka po bëhet nga e para.

Top Channel po e shtyn veten përpara, po synon të jetë pa mëdyshje televizioni më i madh dhe më i mirë në vend, po vazhdon ëndrrën e madhe të Tanit. Në janar të këtij viti u njoftua se Ben Blushi do të marrë në dorë drejtimin e Top Channel. Efektet u vunë re shpejt. Ç’ka ra më së shumti në sy ishte njëfarëlloj “hapje e kufijve” mes Top Channel dhe televizioneve të tjera. Personazhe të Topit filluam ti shifnim në Klan dhe anasjelltas. Më parë diçka e tillë ishte e paimagjinueshme.

Top Channel bëri për vete dhe riktheu figura të rëndësishme të televizionit në vend. Eni Vasili, Jonida Shehu, Renato Mekolli u bënë pjesë e Top Channel. Madje edhe Blendi Fevziun e joshi për pak ditë ideja e kalimit nga Tv Klan, shtëpia e tij prej 20 vitesh, në Top Channel.

Këtë sezon në Top Channel transmetohen 18 programe nga të cilët 7 janë të rinj. Sezonin tjetër nisin transmetimin ndër të tjera “Dua të të bëj të lumtur”, “The Voice Kids”, një investim gjigand dhe “Big Brother VIP” një tjetër investim gjigand. Ditë e re, Top i ri, e njëjta ënderr