“Te amo” i Vin Velit kthehet në fiksimin e verës, kënga e re ju çon në Spanjë

Vin Veli, është mjaft i njohur për publikun shqiptar për talentin e tij të padiskutueshëm në muzikë, ku njihet si një prej Dj-ve më të mirë në Shqipëri. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Te Amo”, një këngë e cila ka një klip mjaft tërheqës dhe fiks për sezonin veror. Pjesë e projektit është dhe Cami, një vajzë spanjolle, e cila emrin e vërtetë e ka Irina. Spanjisht kjo këngë tingëllon mjaft ekzaltuese duke u kthyer shumë shpejt në tingujt fiksues të kësaj vere, aq sa ju bën ta ndieni veten për pak minuta në Spanjë. Ky klip vjen pas “Miles away”, i ideuar si një arrati me makinë e një vajze të dashuruar, e cila dëgjon në makinë muzikën e Vin Velit. /Story.al/