Të gjithë e njihnim, vdes aktori idhull i serialit “Beverlly Hills”

Aktori i famshëm amerikan Luke Perry, ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 52-vjeçare.

Luke-Perry-2

Publicisti i tij ka thënë se Perry ka vdekur i rrethuar nga miqtë familjarët e tij. Perry u bë shumë i famshëm në serialin e viteve të 90-ta Beverly Hills, ndërsa së fundmi ka luajtur në serialin Riverdale në rolin e Fred Andrews. Ai është dërguar në spital të Mërkurën në Los Angeles, derisa ishte duke xhiruar për serialin Riverdale. Fëmijët e tij Jack dhe Sophie, e fejuara Wendy Bauer dhe ish-gruaja Minnie Sharp, ishin me të në kohën kur ka ndërruar jetë. Thuhet se arsyeja e vdekjes së tij, ka qenë gjakderdhja në tru, shkruan BBC, sipas Prive.

Luke-Perry-1