Të veshur me të bardha buzë detit, shampanja speciale që “dehu” sot VIP-at shqiptarë

Personalitete të njohur të botës së televizionit, gazetarisë, artit e biznesit ishin të pranishëm sot në mesditë në një organizim mbreslënës buzë detit në Durrës. E bardha dominonte në eventin e krijuar nga Landmark Communications në resortin “Prestige”, ku të ftuarit specialë degustuan brunch-in special nga “Moët & Chandon Ice Imperial”. Ky event që zhvillohet në të gjithë botën është risi nga Eurolab Internacional Grup, që bën bashkë shijen ekselente të “Moët & Chandon Ice Imperial” me njohësit e mirë të shampanjave në Shqipëri, personazhet më të spikatur të jetës publike. “Story.al” ju sjell fotot nga eventi ku të ftuarit e veshur me të bardha shijuan të parët gotat e shampanjës elitare. Sipërmarrësit motër e vëlla , Fabiola dhe Oni Hysenbelliu, Jonida Maliqi dhe motra e saj Xhilda, Algen Nikolla, Vera Grabocka, Klodiana Shala, Irena Kita, Olta Gixhari, Fjodora Fjora, çifti Andy Dj e bashkëshortja e tij Julka, e të tjerë personazhe kaluan sot një fundjavë të paharrueshme./Story.al/