Tendenca e shfrenuar e Botërorit, fushat pushtohen nga lojtarët biondë

Nga vëllezërit Boateng, Neymar, Mertens … këtë verë flokët bjondë po bëhen virale.A keni vënë re në fushat e futbollit? Ngjyrat e flokëve janë shumë dhe tendenca është e shfrenuar. A do të jetë kjo një verë platini?
Ai nuk merr pjesë në Botëror, por para se të nisej për Ibiza me Melissa Satta, Kevin Prince Boateng u bë bjond: “#vacationmood” deklaroi ai në rrjetet sociale, shkruan TCH.
Gjithashtu vëllai i tij Jérôme Boateng, mbrojtësi i Bajern Mynih dhe ekipi kombëtar gjerman, tregoi një hije të lehte duke i ngjyrosur në gri.
Dhe çfarë të thuash për Neymar, i cili u bë bjonde për debutimin e Brazilit. Flokët e tij kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve më shumë sesa roli i tij në fushë dhe memet për të nuk numërohen.
Në fund vjen Dries Mertens, gjithashtu krenar me ngjyrë e re të flokëve. Në Twitter ai shpjegon: “Flokët bjond kanë më shumë argëtim!”.