Tentohet të përdhunohet një amerikane në Tiranë, dy të rinj në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të Tiranës mbrëmjen e së dielës. Burime nga policia e Tiranës thanë se janë vënë në pranga 2 persona pas denoncimit për tentativë përdhunimi të bërë nga një shtetase amerikane. Ajo ka denoncuar se është ngacmuar në lagjen e vilave në zonën e Farkës, në Tiranë. Në prangat e Policisë për këtë ngjarje kanë rënë dy persona me inicialetG.Gj 24 vjeç dhe A. H 19 vjeç. Sipas Lapsi.al shtetasja amerikane ka qenë këmbësore në rrugët e Petrelës, në momentin kur është sulmuar seksualisht nga dy të rinjtë. Vajza ka njoftuar menjëherë policinë, e cila më pas ka bërë edhe arrestimin e të rinjve në Farkë.