Teuta Krasniqi: Pas martesës jetoj si vegane

Në fillim e nisi me dietë të kontrolluar, ndërsa tani ka kaluar në një stad më tej pasi jeton si vegane. Aktorja e famshme kosovare Teuta Krasniqi, nuk konsumon më mish, produkte të qumështit dhe as vezë dhe për këtë stil jetese ajo foli edhe në emisionin “Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova”, sipas Prive. Në intervistën me Alaudin Hamitin, Krasniqi ka treguar se edhe bashkëshorti i saj Adonisi, një trajner palestre është një vegan.