Toros i “Big Brother”, miku më i mirë i Kledi Kadiut në Itali

Kledi Kadiu, i cili tashmë është bërë baba, dihet që është një nga balerinët më të pëlqyer në Itali. Ai ka arritur atje famën e ëndërruar nga kushdo, aq sa vetë italianët çmenden për të. Por jeni kureshtarë të dini se kush janë miqtë më të mirë nga Shqipëria të Kledit, me të cilët ai frekuentohet në Itali? Po ju zbulojmë njërin prej tyre. Ai është Toros, ish-banori protagonist i “Big Brother”. Ata kanë një shoqëri të konsoliduar prej vitesh, dhe këtë herë janë takuar për të kaluar një ditë plazh në Jesolo Beach. Balerini 41-vjeçar tani bën jetë familjari me Charlotte 23 vjeçare, si dhe vajzën e tyre Lea.