Triumfi i Ermal Metës në Sanremo, ja spikerja e lajmeve me të cilën festoi fitoren

Ermal Meta duket se është një djalë i suksesshëm jo vetëm në karrierë, por edhe në çështjet e zemrës. Artisi nga Fieri, e ka festuar fitoren në Sanremo krah italianes më të bukur sipas tij, spikeres italiane Silvia Notargiacomo. Historia e dashurisë së Ermalit me Silvian u zbulua vitin e kaluar, pas çmimit të tretë po në Sanremo. Ata bashkëjetojnë dhe dje e kanë festuar së bashku suksesin në Sanremo. I pyetur për femrën më të bukur që njeh Ermali u shpreh se ajo është italiane, dhe është pikërisht e dashura e tij.