Tuna dhe Patrisi bëhen bashkë në muzikë, e provojnë në një bar të Prishtinës

Screenshot_2019-01-12-21-02-05-1

Tuna Sejdiun dhe Patris Berishën i bashkon dashuria për njëri-tjetrin, por përveç kësaj edhe pasioni për muzikën. Të dy janë artistë dhe ndajnë pak a shumë të njëjtin profesion, veçse Tuna si këngëtare dhe Patrisi si muzikant. Pavarësisht kësaj nuk i kemi parë ndonjëherë të bëhen bashkë në muzikë, por ata nuk kishin si t’i linin fansat e tyre të humbnin shansin pa i dëgjuar njëherë në një këngë. Sigurisht që Patrisi nuk mund të këndojë, por është shoqëruesi më i mirë në muzikë i Tunës. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat shihet duke kënduar në një bar të Prishtinës, ndërkohë që Patrisi dhe dikush tjetër e ndihmojnë me muzikën, shkruan Who. Nga videot e publikuara duket se çifti i njohur e kanë shijuar vërtet shumë mbrëmjen e djeshme dhe do ishte mirë që të në të ardhmen të bashkëpunonin edhe për ndonjë projekt muzikor.