Tuna Sejdiu dedikim Ylli Limanit: Faleminderit që të kam!

Tuna Sejdiu është një nga këngëtaret më të dashura dhe të pëlqyera të publikut shqiptar. Pas një kohe larg muzikës, Tuna vendosi që të rikthehej në skenë me albumin e saj të parë, të cilën e quajti ‘Fortuna’. Prezantimi i këngëve u bë në një koncert të organizuar nga ajo në ditën e 8 marsit, me një publik të përzgjedhur, ku bënin pjesë të njohurit e saj apo miqtë e afërt.

Gjithashtu, pjesë e albumit ishin dhe shumë emra të njohur, të cilët kontribuan jo vetëm në realizimin e këngëve, por dhe në atë të koncertit. Ditën e sotme, ajo ka falënderuar veçanërisht një nga bashkëpunëtorët e saj më të afërt, Ylli Limanin.

View this post on Instagram

Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam! A don hala, a don halaaaa 🎶 🎶 🎶 @ylllimani 🍀

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi) on

“Ylli, mezi po pres që publiku të dëgjojë këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”… Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album, nga fillimi deri në fund. Ashtu siç ishe për mua nga fillimi deri në publikimin e albumit. Nuk mjaftojnë fjalët që të të them faleminderit dhe të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik. Faleminderit që më binde që të gjitha ato që kam brenda (që ta kam lodhur kokën natë dhe ditë), ti derdh në këngë. Faleminderit për pjekurinë artistike! Faleminderit që ishe pjesë e albumit! Faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Faleminderit që më ke duru! Faleminderit që të kam!”, ka shkruar Tuna në përshkrimin e fotove ku dukej teksa performonte me Yllin. Kujtojmë që miqësia e Tunës dhe e Yllit ka filluar shumë vite më parë./Who