U largua fshehtas nga Shqipëria, ja ç’punë bën Mariza Ikonomi jashtë vendit

Mariza Ikonomi është ndër të paktat këngëtare që ka arritur ti fitojë vëmendjen e publikut jo me skandale dhe foto provokuese por me talentin e saj në muzikë. Kishte kohë që këngëtaren nuk e shihnim në skenë apo në koncerte. dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj shkëputjeje nga muzika, Mariza ishte e ftuar pak javë më parë në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, ka thënë këngëtarja. Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë ajo ka patur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër”, është shprehur Mariza. Dhe duket se përveç të këndojë në hotele, aktrimi është puna e re e saj, nëse shohim fotot e fundit që ka postuar nga Spanja, ku pozon me veshjen e Kleopatrës, mesa duket një nga rolet e saj.