Showbiz

U rrit në Kombinat, Flori Mumajesi poston foton e fëmijërisë

Bonuses Screenshot_2019-01-12-21-15-40
Personazhet e showbizit shqiptar duket se i ka kapluar një nostalgji për të shkuarën përgjatë ditëve të fundit dhe i radhës që ka ndarë një fragment nga fëmijëria e tij, ka qenë kantautori Flori Mumajesi. Në një postim në Insta Story, Flori ka publikuar një foto të tijën që me sa na lë të kuptojmë nga gishtat e dorës, duhet të jetë shkrepur në moshën 6-vjeçare, shkruan Iconstyle.
Në imazhin bardh e zi, artisti fitues i “Kënga Magjike 2018”, shihet i veshur me kostum marinari dhe si për çudi, i ulur me një kalë druri, që duket se ka historinë e vet. “Kush është rritur në Kombinat e njeh mirë këtë kalin!”shkruan me humor Flori në foto, duke lënë të kuptohet se kali me siguri ka qenë aksesori i preferuar i fotografit të lagjes së tij, për fotot e fëmijëve.