U sulmua me thika nga shqiptarët, del nga spitali djali i prezantueses italiane


19-vjeçari Nicola Bettarini, djali i prezantues së njohur italiane Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Bettarini ka lënë spitalin. Ai u sulmua brutalisht pak ditë më parë nga 4 persona, ku mes tyre ishin edhe dy shqiptarë. Policia italiane e Milanos ka vënë nën pranga 4 persona, 2 shqiptarë e 2 italianë të cilët pak ditë më parë qëlluan me thikë Nicola Bettarinin, i cili ishte i shoqëruar nga e dashura e tij kur u sulmua nga grupi i të rinjve. Mediat italiane publikuan momentin e arrestimit të të dyshuarve ku mes tyre ishin edhe dy shqiptarët, Andi Arapi, 29 vjeç, dhe Albano Jakaj, 24 vjeç. Ngjarja ndodhi në diskotekën “Old Fanshion të Milanos”, ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga ky grup personash. Ngjarja ka nisur pas një grindjeje mes grupit të miqve të tij e disa të rinjve. 19 vjeçari Nicola Bettarini ishte shtruar për pak ditë në spital. Në foto më poshtë ju mund të shikoni momentin kur ai ka lënë ambiente e spitalit, ku ai shfaqet i qeshur. Sipas rrëfimit të babait të tij, Stefano Bettarini, Nicola është qëlluar me thikë ndërsa tentonte të ndihmonte një mikun e tij. Ndërsa prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura ka deklaruar për mediat “se falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë kurajoz!” Ai ishte përpjekur për të shpëtuar, por banda e kishte rrethuar duke e qëlluar me grushte e shkelma, e më pas duke e sulmuar me thikë. Ai kishte rënë me forcë në tokë, ndërsa e dashura e tij ishte hedhur gjithë guxim për ta mbrojtur. Prokurori Milanian Elio Ramondini ka zbuluar se dy shqiptarët dhe dy italianë ishin përpjekur ta vrisnin.