U zhduk nga skena papritur, Mariza Ikonomi tregon arratisjen e saj jashtë vendit

Mariza Ikonomi është ndër të paktat këngëtare që ka arritur ti fitojë vëmendjen e publikut jo me skandale dhe foto provokuese por me talentin e saj në muzikë. Kishte kohë që këngëtaren nuk e shihnim në skenë apo në koncerte. dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj shkëputje nga muzika, Mariza ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’.

“Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”, ka thënë këngëtarja, sip[as Syri.net. Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë ajo ka patur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër”, është shprehur Mariza.