Urimi special i Barack Obamës për 55-vjetorin e Michelle

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, festoni dje ditëlindjen.

Në mesin e shumë urimeve nga familjarët dhe miqtë e saj, natyrisht se nuk mungoi edhe ai i bashkëshortit të saj, Barack-ut. Urimin për ditëlindjen e partneres së tij vendosi ta bëjë edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku e postoi një fotografi të tyre të rinisw dhe shkroi: “E kam ditur që nga atëherë dhe tani jam absolutisht i bindur rreth kësaj, ti je një dhe unike Michelle Obama. Urime ditëlindjwn!“. Çifti Obama e ka dëshmuar shumë herë deri më tani se janë shembull i dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin edhe pas kaq vjetësh martese, shkruan Prive.

Michelle mbush 55 vjeçe dhe momentalisht është duke e gëzuar suksesin e librit të saj “Becoming”, ku ka zbuluar shumë detaje të jetës së saj personale dhe profesionale.