Vera e parë si nënë e Zaimina Vasjarit, pozon me rroba banje pas lindjes

Zaimina-Vasjari-2

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka publikuar foto me rroba banje, teksa po shijon disa ditë pushimesh në Kapadokia. Zajmina ka publikuar foto të ndryshme nga pushimet e saj duke u shfaqur mjaft në formë vetëm pak kohë, pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj Khloe. Megjithatë në foton e fundit të publikuar në Instagram, e shohim me rroba banje, ku me lehtësi mund të dallojmë se këngëtarja i është rikthyer shumë shpejt linjave dhe formave të saj trupore, sipas Panorama Plus. Kjo është vera e parë si nënë e Zaimina Vasjari, ndërkohë që kujtojmë se nuk e ka lënë për asnjë çast aktivitetin fizik madje edhe gjatë shtatzënisë.