Victoria Beckham tradhton të zezën, në rrugë kokë e këmbë me ngjyra

Ajo mund të quhet pa asnjë dyshim mbretëresha e ngjyrës së zezë dhe e mungesës së buzëqeshjes në portretin e saj. Prej shumë vitesh tashmë, Victoria Beckham vishet vazhdimisht me të zeza ose me nuanca që vërtiten rreth saj. Por, Victoria ka hedhur hapin e shumëpritur. Ajo është shfaqur kokë e këmbë e veshur me ngjyra dhe pa asnjë nuancë të së zezës në pamjen e saj, shkruan Who. Prisni, ka akoma. Këpucët e saj janë jeshile. Në intervistat që Beckham ka dhënë, ka treguar se i pëlqenin shumë veshjet në ngjyrën e zezë dhe mendonte se ajo ishte perfekte, por kur e sheh veten ndonjëherë të veshur me ngjyra,edhe ashtu duket bukur.