Vivian Canaj sjell në jetë fëmijën e parë

Vivian Canaj, modelja e njohur shqiptare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dje dhe i vogli është pagëzuar me emrin Christian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë nëna e re me anë të një postimi në ‘Instagram’. “15.11.2018 u bekuam me ndjesinë dhe dhuratën më të bukur në botë! Paç shkëlqimin e diellit çdo ditë të jetës shpirt i shpirtit tim Christian Meci!”,shkruan ajo krahas fotos me duart e anëtarëve të familjes që tani është shtuar me një pjesëtar të ri, sipas Who. Kujtojmë se Vivian ka kurorëzuar vitin që lamë fejesën e saj me partnerin që e njihte prej vitesh.