Xhemi Shehu s’mjaftohet me televizionin, jashtë ekranit i dedikohet biznesit

Pas disa vitesh që iu bashkua stafit të spektaklit të humorit “Portokalli”, si moderatore në treshen me Salsano Rapin dhe Eneda Tarifën, tashmë Xhemi Shehu është shndërruar në kryepersonazhin e show-t. Përveç moderimit ajo ka bërë përshtypje me talentin e saj të aktrimit në rubrikën “Atentatet”, ku gjatë interpretimit u bashkohet edhe Florian Binaj. Për këtë sezon të ri ajo ka konfirmuar vazhdimin e punës në “Top Channel”, duke postuar një foto nga ky televizion me dy miqtë e saj, Arbana Osmanin dhe Eno Popin. Në postimin ku uron Enon për programin e ri ka marrë komente nga miqtë, të cilët i etiketojnë si “figurat relike” të këtij televizioni pas largimeve të shumta.

Ndërkohë mësohet se Xhemi do të vazhdojë të njëjtin angazhim në televizion, si prezantuese e spektaklit të humorit në krah të Salsano Rrapit. Por puna në televizion nuk është i vetmi angazhim i nënës së dy djemve. Ajo paralelisht menaxhon një qendër estetike në Tiranë, për trajtime bukurie. Xhemi kështu i shtohet listës së vajzave të ekranit që përveç punes në televizion menaxhojnë bizneset e tyre paralelisht, mes të cilave; Valbona Selimllari, Alketa Vejsiu, Amarda Toska, etj.

Moderatorja e njohur e disa formateve shumë të rëndësishme në televizion, u rikthye në spektaklin e humorit “Portokalli”, disa vite pasi ajo ishte pjesë e prezantimit përgjatë një sezoni në vitin 2006, bashkë me moderatorët e asokohe, Agron Llakaj dhe Amarda Toskën. Shumë pak kohë pas lindjes së djalit të dytë, Gabriel, Xhemi Shehu u rikthye në ekranin e “Top Channel” pikërisht si moderatore e të njëjtit spektakël “Portokalli”, ndërkohë që e kishim parë në programe të rëndësishme për vite me radhë. Nga java në javë ajo u pa të dilte nga kornizat e thjesht prezantueses së çlirët para kamerave, duke u shfaqur si një “show girl”, ashtu siç është dhe tendenca për personazhet televizivë që dinë t’i bëjnë të gjitha në ekran./Panorama Plus