Young Zerka deklaron se është i lidhur, por s’ia përmend emrin Ronela Hajatit

Prej më shumë se tre vite, Ronela Hajati dhe reperi Young Zerka përfliten se janë në një lidhje dashurie, por kanë zgjedhur të mos e komentojnë në media. Prej më shumë se 3-vitesh përflitet për një lidhje dashurie mes këngëtares Ronela Hajati dhe reperit Young Zerka. Lidhur me këtë, që të dy kanë preferuar që të mos flasin. Madje Ronela është shprehur se nuk i pëlqen të flasë për jetën private, pasi dëshiron që publiku të përqendrohet te muzika dhe karriera e saj. Por kjo ndryshoi mbrëmë, kur reperi i njohur pranoi se është i lidhur dhe shumë i dashuruar në një intervistë për “Sevenbizz”. “I lidhur jam, kokë e këmbë. Lidhje dashurie, dashuria është e bukur”, u shpreh Zerka. Reperi nuk përmend emër se kush është e dashura e tij, por të gjithë e dinë se po flet për këngëtaren Ronela Hajati, sipas Panorama Plus. Kjo e fundit ka thënë më herët se do të flasë kur të bëhet dasma, e cila do të jetë gjigande!