Zaimina Vasjari bën gati gërshërët, gati për ndryshimin e madh

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një ndër femrat më të njohura e komentuara të showbiz-it shqiptar.

Zaimina-2

Ajo gjithashtu është edhe mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës. Fotografitë që ajo publikon në rrjetet sociale, marrin menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe komentohen shumë. Por së fundmi, Vasjari i ka habitur të gjithë fansat teksa ka zbuluar në “Instastory” se po bën një ndryshim në pamjen e saj, shkruan Panorama Plus. “Mirupafshim flokë”, shkruan këngëtarja në postimin ku duke një palë gërshërë, duke i bërë të gjithë kuriozë se sa do i shkurtojë flokët, dhe çfarë modeli do i bëjë.