Zaimina Vasjari flet për herë të parë për marrëdhënien me vajzat e bashkëshortit biznesmen: “Ato janë…”

Në janar të këtij viti këngëtarja, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Khloe. Vajza erdhi në jetë si frut i dashurisë së saj me partnerin Klodian Asllani, i cili nga një marrëdhënie e mëparshme ka dy vajza simpatike. E ftuar në “Wake Up” ditën e sotme Zaimina ka treguar për herë të parë për marrëdhënien mes tyre dhe duhet të themi se është për t’u marrë shembull. “Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën, edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”, shprehet Zaimina, shkruan Who. Pas ardhjes në jetë të vajzës, këngëtarja ka vendosur të bëjë pushim në karrierën muzikore duke iu përkushtuar rritjes së saj.